Studentet.info
  
Albumet me: A / B / C / D / E / F / G / H / I / J / K / L / M / N / O / P / Q / R / S / T / U / V / W / X / Y / Z / 0-9
Emri i këngës Publikuar Dëgjuar Shkarkuar mb min kbps
Ti ske zemër 02-10-2012 101 herë 117 herë 3.24 MB 03:32 128 kbps
O sa mirë me qen shqiptar 04-08-2012 141 herë 247 herë 5.16 MB 03:45 192 kbps
Aragona Band - Tepër jemi dashtë 01-08-2012 51 herë 74 herë 5.88 MB 03:40 224 kbps
Kiss me Rozy 03-08-2011 855 herë 660 herë 5.91 MB 04:18 192 kbps
Çokollada 06-05-2011 381 herë 182 herë 4.44 MB 03:14 192 kbps
NoiZy - FLY Zemer FLY 17-08-2008 415 herë 2819 herë 4.26 MB 04:39 128 kbps
Dj Doni - Jepi gaz - Remix 28-03-2008 258 herë 1640 herë 4.47 MB 03:15 192 kbps
Rrotullo me gisht 2007 06-08-2007 175 herë 994 herë 3.23 MB 03:32 128 kbps
Oj zogo 2007 06-08-2007 164 herë 535 herë 3.30 MB 03:36 128 kbps
O ku po shkon me ato dimia 2007 06-08-2007 175 herë 479 herë 4.09 MB 04:28 128 kbps
Mos me kerko 2007 06-08-2007 105 herë 463 herë 1.68 MB 01:50 128 kbps
Dy tela cifteli 2007 06-08-2007 167 herë 729 herë 2.53 MB 02:46 128 kbps
Dridhe vasho shtatin 2007 06-08-2007 177 herë 555 herë 3.39 MB 03:42 128 kbps
Dashnia 2007 06-08-2007 94 herë 376 herë 2.55 MB 02:47 128 kbps
Fol zemer Fol 21-12-2006 275 herë 1345 herë 2.87 MB 03:08 128 kbps
Byc byc baby 21-12-2006 251 herë 774 herë 3.60 MB 10:29 48 kbps
Bodigardy i zones 21-12-2006 116 herë 594 herë 3.42 MB 09:57 48 kbps
As te molla as te dardha 21-12-2006 193 herë 939 herë 2.75 MB 08:01 48 kbps

Ndodhitë e fundit

  • MPJ: Peci foli serbisht, tejkaloi kompetencat, rrezikoi sigurinë kombëtare
    (Express) Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një reagim të ashpër rreth dorëheqjes së Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Serbi, z. Lulzim Peci. Reagimi i MPJ’së më shumë është një letër akuzuese për diplomatin kosovar. MPJ, me gjuhë pak më të matur, thotë në fakt të njëjtat gjëra që tha një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës për Express – atë se Peci ka takuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Serbisë, Në vazhdim reagimi i plotë i MPJ’së ...
  • Jep dorëheqje Lulzim Peci
    (REL) Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka dhënë dorëheqje nga posti. Zyra e presidentes Atifete Jahajga i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se ka pranuar letrën e dorëheqjes nga zoti Peci. Në këtë letër, Peci ka thënë se jep dorëheqje të parevokueshme dhe se arsye është “mospajtimi dhe kritika” që i është bërë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën e tij se ”normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e Kosovës”. ...
  • Valdet Sadiku propozohet Zyrtar Ndërlidhës i Kosovës në Beograd
    (Express) Ambasadori aktual i Kosovës në Kroaci, Valdet Sadiku është propozuar nga Kryeministri dhe MPJ për postin e Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, kanë thënë për Gazetën Express burime brenda Kryeministrisë. Vendimi vjen vetëm disa caste pasi që Lulzim Peci dha dorëheqje nga kjo pozitë. Emri i Valdet Sadikut do të shkojë nesër në mëngjes te Presidentja Jahjaga për dekretim. ...
  • Me kërkesë të Thaçit shtyhet ratifikimi i marrëveshjes
    (Koha) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, konfirmoi për Telegrafin se kanë dorëzuar kërkesën që të shtyhet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë kërkesë që të shtyhet ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vizitës së tij në Bruksel. ...
  • Jahjaga: Rruga dhe e ardhmja e Kosovës është në BE
    (RTK) Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në vizitë shtetërore në Republikën e Austrisë, me ftesë të Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer. Ajo u prit me ceremonitë më të larta shtetërore dhe sot pati takime me presidentin Fischer dhe me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Austrisë, Barbara Prammer. Gjatë takimeve u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, për zhvillimet në rajon, si dhe theks i veçantë iu kushtua agjendës së integrimeve evropiane për Republikën e Kosovës. ...
  • Hill: Bota ndryshon, por jo edhe miqësia SHBA- Kosovë
    (REL) Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, ambasadori Christopher Hill. Këto komente, diplomati amerikan i bëri gjatë ceremonisë së organizuar në Universitetin e Prishtinës, ku ai dhe ambasadori austriak Wolfgang Petritsch u nderuan me titullin “Dr.Honoris Causa”. Me këtë rast, ambasadori Hill u ka thënë të pranishmëve se me përparimet që po bën shteti i Kosovës, po nderon të kaluarën, të tashmen dhe gjeneratat që vijnë. ...
  • Vetëvendosja-qytetarëve: Thirrni deputetët
    (REL) Lëvizja Vetëvendosje në saje të përgatitjes së protestës së nesërme në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka shpërndarë në rrjetet sociale numrat e telefonit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Secili prej nesh mund të bëjë përpjekje edhe kolektive, edhe individuale për ta ndaluar votimin e kësaj marrëveshje”, thuhet në njoftimin që ka dërguar lëvizja medieve. ...
  • Serbia po rrezikon marrëveshjen
    (Zëri) Serbia vazhdon lojën e obstruksioneve për të zvarritur procesin e implementimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçiq, me qëllim që të përfitojë sa më shumë nga procesi i negociatave. Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga koha kur shefat e dy qeverive (Thaçi-Daçiq) nën ndërmjetësimin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine ...
  • Berisha: Rama ka frikë ta tregojë pasurinë, unë e kam deklaruar
    (Shekulli) Kryeministri Sali Berisha ka përmbyllur sot fushatën e elektorale në qytetin e Korçës. Ai i kërkoi sot nga Korça rivalit të tij politik që të shpjegojë akuzën që një kongresmene amerikane ka ngritur nga tij për pastrim parash. “23 qershori është fati i çdo shqiptari, 44 është numri i fitores”, tha sot në mitingun përmbyllës në qytetin e Korçës, kryeministri Sali Berisha. ...
  • Rama: “Kurbani” është e vërteta ime
    (Ora News) Libri “Kurban”, i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përkthehet edhe në gjuhën turke. Me këtë rast, kryesocialisti Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka shprehur kënaqësinë që krijimi i tij sot lexohet edhe në dy gjuhë të tjera ndërsa ka rrëfyer se libri “Kurban” është e vërteta e jetës së tij. “Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe , dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time” tha Rama. ...
  • Jemi tepër të interesuar të vëzhgojmë numërimin
    (Shqiptarja) Ambasadori i BE-së Ettore Sequi zhvilloi sot paradite një takim me kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi për të përcjellë opinionin e Brukselit por dhe të ndërkombëtarëve se këto zgjedhje duhet të zhvillohen sipas standardeve dhe ata do të vëzhgojnë nga afër si procesin e votimit por dhe procesin e numërimit. “Vizita ime në KQZ ishte për të shprehur mendimet tona në lidhje me procesin zgjedhor, opinionin e BE që është dhe mendimi i opinionit të partnerëve ndërkombëtarë.. Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishshëm për një sërë arsyesh ...
  • Limaj, edhe dy muaj në arrest shtëpiak
    (Express) Deputetit Fatmir Limaj dhe të akuzuarve të tjerë për “Rastin Kleçka” i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Këtë e ka thënë për Express avokati i Limajt Tom Gashi. “Kryetari i trupit gjykues, në rastin Kleçka, gjyqtari i Eulexit zotni Malcolm Simmonsm ka sjell vendim me të cilin i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak z.Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj, deri me 18 gusht 2013, ...
  • Serbia ndërpret financimin e policisë në veri
    (Tribuna) Qeveria serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e financave për policët e MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, të martën, pas takimit maratonik me delegacionin e Serbisë në Bruksel. Tahiri ka thënë për Tribunën, se vendimi i Qeverisë serbe është prezantuar gjatë takimit, ku kanë qenë të pranishëm edhe lehtësuesit e Bashkimit Evropian. “Mund të them se sot pala serbe ka njoftuar se qeveria në Beograd ka marrë vendim për t’i ndërprerë pagat për policinë ilegale që ka vepruar në pjesën veriore të Kosovës. ...
  • Rriqrat: Tre të vdekur, tre në gjendje të rëndë
    (Express) Tre persona kanë gjetur vdekjen, prej se ka nisur sezoni i pickimit të rriqrave. Këtë e ka konfirmuar për Express Sali Ahmeti shefi i repartit të infektives në QKUK. Ahmeti thotë se dy nga viktimat që gjetën vdekjen nga ethet hemorragjike që janë shkaktuar nga pickimi i rriqrave ishin nga rajoni i Malishevës, derisa i treti ishte nga komuna e Rahovecit. “Aktualisht kemi 12 raste të pacientëve tek të cilët kemi gjet virusin në gjak. 11 janë nga Malisheva dhe një nga Rahoveci, tre prej tyre njëri fëmijë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Ahmeti për Express. ...
  • Bukoshi i gatshëm të kontribuojë për shtetin
    (Epoka e Re) Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, i cili ka qenë i liruar nga detyra, me t’u shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj akuzave për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, është shprehur i gatshëm për të kontribuar për vendin. Mirëpo Bukoshi nuk ka treguar se kur do t’i kthehet punës në Qeverinë e Kosovës në postin e zëvendëskryeministrit. Nuk kam menduar për këtë çështje, sepse kam qenë i preokupuar me procesin gjyqësor. Për këtë çështje do të informoheni së shpejti. Aktualisht për mua është më i rëndësishëm fakti që ky proces gjyqësor ka përfunduar ashtu siç është dashur të përfundojë. ...
  • Jahjaga e Nikoliq në Zagreb pa simbole?
    (RTV21) Presdentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë Tomislav Nikoliq janë ftuar që më 30 qershor dhe më 1 korrik të marrin pjesë në ceremoninë e hyjres së Kroacisë në BE e pjesërmarrja e tyre do të rregullohet me modelin “Gymnich”, ka njoftuar kabineti i kryetrait kroat Ivo Josipoviq. Sipas modelit Gymnich në ceremoni nuk paraqiten simbolet shtetërore dhe emrat e shteteve por vetëm emrat e pjesrëmarrësve. ,Meqë bëhet fjalë për një mëngjes pune joformal, ngjarja do të shënohet sipas formulës “Gymnnich”, kanë njoftuar mediat kroate. ...
  • Nesër takimi i radhës Thaçi-Daçiq
    (Kosova Sot) Në Bruksel, nesër do të takohen sërish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq. Ata pritet të diskutojnë për përparimin në zbatimin e marrëveshjes së prillit, bazuar në planin që dy palët kanë miratuar muajin e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, e cila ka thënë se dy kryeministrat do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së prillit, bazuar në planin që dy palët kanë miratuar muajin e kaluar ...
  • Lufta e Kosovës, ABC Story sjell dëshmi ekskluzive (VIDEO)
    (ABC News) U mbushën 14 vjet nga hyrja e trupave te NATO-s në Kosovën e çliruar. Për herë të parë ABC STORY, përmes dëshmive ekskluzive, sjell historinë e panjohur të vullnetarëve shqiptarë në Luftën e Kosovës. ...
  • Varfëria, kërcënim për trazira sociale
    (REL) Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind. Këto të dhëna, të cilat janë publikuar nga Banka Botërore kanë ngritur shqetësime të mëdha në Kosovë. Kjo gjendje e rëndë ekonomike dhe sociale e këtyre qytetarëve, sipas ekspertëve të ekonomisë, mund ta dërgojë vendin në trazira sociale. ...
  • Parafushatën e nisin me yrysh
    (Zëri) Ndonëse sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, partitë politike tashmë kanë nisur fushatën elektorale edhe përkundër faktit se ato s’janë shpallur ende zyrtarisht. Analistët politikë dhe ekspertë zgjedhorë konsiderojnë se partitë politike tentojnë që të prodhojnë lajm, sepse gjate dy viteve të fundit kanë mbetur nën hijen e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe nën hijen e arrestimeve të fundit të të dyshuarve për krime lufte. Ata vlerësoj se partitë politike kosovare (së bashku me PDK-në) nuk dinë më se ç’ka t'u thonë kosovarëve, sepse nuk janë reformuar. ...
  • Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
    (Tribuna) Shtetet anëtare të NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it. Burime të gazetës kanë thënë se në Këshillin Veriatlantik (institucionin më të lartë politik vendimmarrës në NATO) janë duke u bërë diskutime që gjatë vitit 2014 të reduktohet trupa paqeruajtëse e kësaj organizate në Kosovë deri në jo më shumë se 4 mijë trupa. Të njëjtat burime kanë shpjeguar se varësisht nga zhvillimet në veri të Kosovës, pas Marrëveshjes së Brukselit do të vendoset edhe për fazat se si do të ndodhë reduktimi. ...
  • Itali, shqiptari ther me thikë gruan
    (Panorama) Nje shqiptar ka vrare bashkeshorten e tij, edhe ajo shqiptare, ne sy te dy femijeve. Ngjarja raportohet nga mediat italiane, te cilat i referohen policise. Gjithcka ka ndodhur ne banesen e ciftit, ne nje province ne Udine. Sipas te dhenave te para vrasja ka ardhur pas nje zenke mes tyre, qe ka ndodhur edhe ne prani te femijeve, 8 dhe 10 vjec. ...
  • Rihanna godet me mikrofon fansin
    (Top Channel) Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë. Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren. Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë. ...
  • Hani hudhra dhe shpëtoni prej pickimit të mushkonjave
    (NOA) Mushkonjat, tmerri i verës, ato që nuk lënë të qetë askënd, të mëdhenj e të vegjël, që janë me pushime apo jo, duket se nuk gjendet asgjë për ti mbajtur larg. E nëse pavarësisht të gjithave, vazhdon të kërkosh diçka që të të shpëtojë 24 orë në 24, atëherë provo hudhrën. Funksionon si të ishte një ilaç i vërtetë kundër insekteve falë përbërësit kryesor të saj, alicilinën. Kjo substancë eliminohet edhe përmes djersës, duke i dhënë lëkurës një aromë dhe shije të hidhur që është e padëshirueshme për këto insekte të bezdishme. ...
  • Shalqiri që kushton 3 mijë dollarë
    (Albinfo) Bëhet fjalë për shalqirin e njohur "Densuke", i cili kultivohet në qytetin Toma në ishullin japonez të Hokkaido. Një shalqi i tillë u shit në një ankand për 300.000 jenë japonezë, ose rreth 3.170 dollarë amerikanë, ka bërë e ditur një shoqatë lokale bujqësore në faqen e saj zyrtare. Në ankandin i cili u mbajt të hënën janë prezantuar 110 shalqinj. Pesha mesatare e shalqinjve të këtij varieteti sillet prej pesë deri në shtatë kilogramë. ...
  • Lajmet në Foto - 19 Qershor 2013
    Lulzim Peci jep dorëheqje, Presidentja e Kosovës takohet me presidentin austriak Heinz Fischer, Presidenti shqiptar Bujar Nishani takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Temperaturat në Kosovë arrin deri në 34 gradë Celsius ...
Na ndiqni në Twitter
Na ndiqni në Facebook
Verzioni për Mobil
© 2004-2013 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio