Mbahet Konventa Zgjedhore e Partisë Socialiste. Rama e Meta: Fitorja jonë do të jetë plebishitare

(Panorama) Partia Socialiste ka nisur në Tiranë Konventën Zgjedhore, e cila do të zgjasë dy ditë. Sipas kreu socialist, Edi Rama kjo Konventë do të jetë një dy ditësh intensiv. Pjesa e parë e kësaj Konvente është ajo e Koalicionit, më pas do të vijohet me prezantimin e dy skuadrave, ndërsa pjesa e tretë i kushtohet programit të Partisë Socialiste. I pranishëm në këtë konventë është edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kreret e te gjitha partive ne koalicion. Konventa u hap me një numër artistik, dhe më pas nëpërmjet një letër, pershendeti shkrimtari i njohur Dritëro Agolli , ku ndër të tjera kerkonte rrotacionin dhe fitoren e opozitës së bashkuar më 23 qershor. Ish Presidenti, Rexhep Mejdani po ashtu kërkoi që më 23 qershor te kete rrotacion politik dhe ndryshim, pasi sipas tij, pas 8 vitesh në pushtet, maxhoranca është konsumuar. ...