Studentet.info
  
Albumet me: A / B / C / D / E / F / G / H / I / J / K / L / M / N / O / P / Q / R / S / T / U / V / W / X / Y / Z / 0-9
Emri i këngës Publikuar Dëgjuar Shkarkuar mb min kbps
Dije të mirën 30-01-2013 43 herë 26 herë 2.94 MB 03:12 128 kbps
Motra ime binjake 30-01-2013 40 herë 68 herë 6.00 MB 04:22 192 kbps
Me dy shkronja 30-01-2013 30 herë 26 herë 4.72 MB 03:26 192 kbps
Tallava 2012 - 11 31-07-2012 100 herë 45 herë 7.87 MB 08:36 128 kbps
Tallava 2012 - 10 31-07-2012 44 herë 19 herë 3.37 MB 03:41 128 kbps
Tallava 2012 - 9 31-07-2012 32 herë 22 herë 5.51 MB 06:01 128 kbps
Tallava 2012 - 8 31-07-2012 31 herë 12 herë 6.13 MB 06:42 128 kbps
Tallava 2012 - 7 31-07-2012 22 herë 14 herë 5.21 MB 05:41 128 kbps
Tallava 2012 - 6 31-07-2012 28 herë 19 herë 5.37 MB 05:52 128 kbps
Tallava 2012 - 5 31-07-2012 20 herë 15 herë 5.50 MB 06:01 128 kbps
Tallava 2012 - 4 31-07-2012 23 herë 13 herë 4.98 MB 05:26 128 kbps
Tallava 2012 - 3 31-07-2012 37 herë 13 herë 3.90 MB 04:15 128 kbps
Tallava 2012 - 2 31-07-2012 29 herë 18 herë 2.70 MB 02:57 128 kbps
Tallava 2012 - 1 31-07-2012 49 herë 22 herë 2.36 MB 02:35 128 kbps
Sa mka mar malli met pa 31-07-2012 73 herë 21 herë 4.53 MB 04:57 128 kbps
Lotët mi ke fshi 06-02-2011 543 herë 279 herë 4.10 MB 04:29 128 kbps
Zemër - Remix Dj Selection 06-02-2011 347 herë 177 herë 4.75 MB 04:09 160 kbps
Oj Lulije, oj lokum 10-07-2010 468 herë 312 herë 2.91 MB 02:07 192 kbps
Një lot për ty 10-07-2010 354 herë 233 herë 7.13 MB 05:11 192 kbps
Mos fol keq 10-07-2010 243 herë 111 herë 6.20 MB 04:31 192 kbps
Me hile, me hile 10-07-2010 254 herë 117 herë 4.40 MB 03:12 192 kbps
Lute nanë bijën 10-07-2010 273 herë 157 herë 2.97 MB 02:10 192 kbps
Lulia në der 10-07-2010 225 herë 125 herë 1.96 MB 01:26 192 kbps
Jena motra 10-07-2010 222 herë 161 herë 2.92 MB 02:08 192 kbps
Iku beqaria 10-07-2010 237 herë 116 herë 3.60 MB 02:37 192 kbps
Hakikat 10-07-2010 173 herë 95 herë 4.32 MB 03:09 192 kbps
Edhe guri e ka dit 10-07-2010 269 herë 128 herë 4.55 MB 03:19 192 kbps
Dy herë 10-07-2010 225 herë 101 herë 3.52 MB 02:34 192 kbps
20 vjet i bana 10-07-2010 320 herë 154 herë 5.32 MB 03:52 192 kbps

Ndodhitë e fundit

  • Kongresistët amerikanë në Lutjet e Mëngjesit në Kosovë
    (REL) Me mesazhe paqeje, tolerance e pajtimi është zhvilluar të shtunën në Prishtinë takimi i dhjetë i Evropës Juglindore - Lutjet e Mëngjesit. Aty kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Kosovës, kongresistë amerikanë, si dhe mysafirë nga rajoni dhe Evropa. Panelistët u angazhuan që të gjithë të luten për njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët që gëzojnë popujt e shtetet. Lutjet e Mëngjesit janë një traditë tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë me këtë rast kongresisti Bob McEwen. ...
  • Bozovici i MUP-it lutet në Prishtinë
    (Express) Në takimin e 10-të të Europës Juglindore - Lutjet e Mëngjesit, që po vazhdon të mbahet në Prishtinë po merr pjesë edhe një zyrtar serb. Kryeministri Thaçi duke folur për marrëveshjen Kosovë - Serbi, ka përshëndetur praninë e zyrtarit serb, por nuk ia ka përmendur emrin atij. Express ka mësuar se në Lutjet e Mëngjesit po merr pjesë Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vladimir Bozovic. ...
  • PDK në “riformatizim”
    (Zëri) Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe në vend, kanë nisur ta braktisin atë. Vetëm pak kohë pas largimit të Ilir Mirenës nga PDK-ja e Hashim Thaçit është larguar edhe Dukagjin Gorani, këshilltar i kryeministrit. Në njoftimin e Goranit, i cili ka mbajtur këtë pozitë që nga vitit 2007, drejtuar shefit të Qeverisë Hashim Thaçi thuhet: “I nderuar Kryeministër ...me këtë shkresë ju informoj për vendimin tim që të jap dorëheqje nga funksioni i këshilltarit politik në Zyrën e ...
  • MPJ beson fuqishëm në pafajësinë e ambasadorit, Sylejman Selimi
    (Kosova Sot) Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi. "Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës beson në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë e cila mundësoi që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n. ...
  • Krasniqi: Kanë hyrë pa merita në PDK dhe tash po dalin
    (Koha) Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj, që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë qeveritare, kanë nisur ta braktisin atë. Vetëm pak kohë pas largimit të Ilir Mirenës nga PDK-ja, është larguar edhe Dukagjin Gorani, këshilltar i kryeministrit Thaçi. Në njoftimin e Goranit, i cili ka mbajtur këtë pozitë që nga vitit 2007, drejtuar shefit të Qeverisë Hashim Thaçi thuhet se jep dorëheqje nga funksioni i këshilltarit politik për arsye “private dhe personale”. ...
  • Sejdiu: Isa inferior ndaj PDK-së
    (Express) Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur Kryetarin aktual të LDK'së, Isa Mustafa. Ish-Presidenti Sejdiu e ka pyetur Kryetarin e LDK'së dhe të Prishtinës se pse e ndryshoi mendimin sa i përket koalicionit me PDK'në si dhe pse nuk e mbajti premtimin se do t'ia shkurtojë mandatin Qeverisë aktuale. "Deklarimet e ashpra dhe këmbëngulëse të tipit "kurrë dhe asnjëherë koalicion me PDK'në". Dhe, tash vijnë deklarime të tilla. Çka është kjo metamorfozë", ka pyetur Sejdiu. ...
  • Lëkunden marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni!
    (Tribuna) Zyrtarë të lartë shtetërorë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e Shkupit zyrtar, për të mos e ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me homologun maqedonas, por edhe këto kontakte, sipas tij, nuk kanë dhënë rezultat. ...
  • Haradinaj: AAK-ja mund t’i fitojë zgjedhjet
    (Express) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se në këtë kohë subjekti i tij politik ka besimin e qytetarëve mbi 20 %, ndërsa nuk e sheh edhe si imagjinare fitimin e zgjedhjeve nga vet AAK-ja. Duke folur për deklaratat e liderit të LDK-së, se ata nuk e përjashtojnë koalicionin me PDK-në, Haradinaj ka shtuar se deklaratë e tilla nuk kanë asgjë të re edhe pse, sipas tij, LDK, sa herë ka zgjedhe, merr qëndrim anti PDK dhe këtë e bënë për t’i ruajtur votat. ...
  • Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionist
    (Express) Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit – Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Bordin e këtij institucioni. Sipas burimeve të Express brenda Qeverisë, drejtuesit e Ambasadës së Amerikës, do të kthehen në AKP, vetëm atëherë kur institucionet kosovare do të dërgojnë njerëz kompetentë dhe profesionistë në këtë agjenci. ...
  • Vuçiq: Ekzistojnë shqetësime për planin e zbatimit
    (REL) Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës, transmetojnë mediat serbe. Ai ka thënë se për këtë arsye nuk beson se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë me rastin e pajtimit që e kanë arritur kryeministrat Daçiq dhe Thaçi. Vuçiq paralajmëroi se sot do të bisedojë me zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë për ndryshimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel. ...
  • Gjyqi ndaj 7 drejtuesve të UÇK, PDIU: Standarde të dyfishta. Asnjë paramilitar serb s’është dënuar
    (Panorama) PDIU ka reaguar sot permes nje deklarate per mediat, per hapjen e gjyqit për shtatë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas saj, ky eshte tregues i nje aplikimi të standardeve të dyfishta per faktin që rihapen gjyqe ndaj luftëtarëve shqiptarë, të cilët kanë kaluar tashmë procese e hetime të panumërta; ndërkohë që asnjë ushtarak apo paramili ...
  • Ali Lajçi braktis AAK-në
    (Lajm) Ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili para një kohe pati aderuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të premten është larguar nga strukturat udhëheqëse të kësaj partie, përkatësisht nga Këshilli Drejtues. Ai ka thënë, se këtë veprim po e bën ngase ka pasur parregullsi në procesin e zgjedhjeve partiake, dhe se nuk e sheh veten pjesë të AAK-së. “Për shkaqe konceptuale edhe për shkak se nuk e kam parë metodologjinë e punëve, mund të jem i lirë nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së”, ka thënë ai. ...
  • Kosova ka 137 mijë analfabetë
    (Zëri) Ndonëse jemi në vitin 2013, megjithatë analfabetizmi në Kosovë vazhdon të mbetet një dukuri tejet shqetësuese. Sipas statistikave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në bazë të regjistrimit të popullsisë, janë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se analfabetët e regjistruar në mes të moshës 10 dhe 24 vjeç, janë më shumë të gjinisë mashkullore. ...
  • Dom Lush Gjergji: Rrënjët e thella të tolerancës ndërfetare
    (REL) Toleranca ndërfetare te shqiptarët i ka rrënjët e thella dhe të kamotshme dhe atë nuk kanë mundur ta asgjësojnë ndarjet, përçarjet, sundimet e të huajve dhe as kalimi nga një sistem në sistemin tjetër, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Dom Lush Gjergji, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës. ...
  • AK: Mafia e sondazheve italiane u pagua nga PS. Të shpallet ‘non grata’
    (Shqip) Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot Partinë Socialiste se ka manipuluar sondazhin e institutit italian “Pepoli”, të publikuar mbrëmjen e djeshme në televizionin “Vizon Plus”. “Mafia e sondazheve italiane u pagua nga PS. Mafia e sondazheve të shpallet ‘non grata’ nga Shqipëria. Disponojmë prova për manipulimin e sondazheve”, thuhet në reagimin e AK. Sipas kuqezinjve, autorët e manipulimit të këtij sondazhi janë Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja. “ ...
  • Lind fëmijën pasi kishte “vdekur”, ngjallet përsëri
    (Shqip) Një fëmijë në Teksas, SHBA është quajtur një mrekulli e trefishtë. Së pari, sepse ajo erdhi në jetë 3 javë më herët; së dyti, ajo u lind ndërsa nëna e saj ishte deklaruar e vdekur pasi i kishte pushuar zemra dhe e treta, nëna e saj Erica Nigrelli u kthye mrekullisht në jetë dhe tashmë të dyja janë të lumtura. Erika Nigrelli, nga Teksasi, mësuese e shkollës së mesme, ishte në javën e 36-të të shtatzënisë, kur papritmas u rrëzua në një korridor të shkollës dhe pastaj zemra e saj pushoi së rrahuri. ...
  • Dafina Zeqiri: Kam 23 vite pa folur me babain
    (BalkanWeb) Dafina Zeqiri, këngëtarja hit e muzikës shqiptare tregon në këtë intervistë ekskluzive për suplementin e së shtunës gjithçka sillet rreth saj aktualisht. Duke filluar nga projektet në muzikë, tek jeta private dhe marrëdhëniet me koleget. Thotë se Amerika është vendi që e inspiron dhe prej atje pritet të sjellë shumë shpejt këngët më të reja për tregun muzikor. Po për të zbuluar më shumë nga bota në të cilën jeton Dafina, ju ftojmë të lexoni këtë intervistë të veçantë të saj... ...
  • Djaloshi nga Prizreni i dhuron flamurin shqiptar Paris Hilton
    (Panorama) Njihet si Ludo Lee, por në fakt është Ludovik Tunaj, djaloshi nga një fshat i Suharekës së Kosovës, por që ka vite që jeton në Zvicër. Ai njihet për stilin e tij dhe mjeshtërinë për të rregulluar flokët, sidomos personazheve të famshëm botërore. Ludo ka pak kohë që është edhe imazh i kompanisë më të madhe, e cila sponsorizon Festivalin e Kanës me aksesorë dhe jo vetëm, edhe çmimet, firma “Chopard”. Ai këtë herë në Festivalin e Kanës ka takuar sërish bukuroshen Paris Hilton ...
  • Blero nuk e mban fjalën, vazhdon të vjedhë muzikë
    (Panorama) Dikur këngëtari Blero u ishte kundërvënë vajzave të programit “Thumb”, me fjalët se: “Nëse më gjeni ndonjë këngë të vjedhur, unë atëherë jap dorëheqjen nga muzika’. Ka qenë ky reagimi kur dëgjoi për vajzat të cilat, duke ia numëruar disa këngë, dilnin se Blero kishte huazuar shumë prej muzikës së huaj. Por, vetëm 10 ditë më parë, Blero ka sjellë një këngë tjetër, këtë herë duke e krijuar për këngëtaren që ka në menaxhim, Dhurata Ahmeti, me titull “Prekja jote”, ...
  • Taulant Xhaka lë Zvicrën për Shqipërinë
    (Albinfo) Mesfushori i Borusia Mynshegladbahut, Granit Xhaka, luan tashmë për Kombëtaren e Zvicrës, ndërsa i vëllai, Taulanti, me shumë gjasa do t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë. Sipas mediave kosovare, ky i fundit pritet të jetë përforcimi i radhës në Kombëtaren e drejtuar nga De Biazi. “Taulant Xhaka i ka thënë ‘po’ ftesës së Kombëtares dhe pritet të ftohet së shpejti nga trajneri Kombëtares shqiptare. Madje, flitet që kjo gjë mund të ndodhë që në takimin, i cili zyrtarisht ndodh më 29 maj”, pohon një burim i FSHF-së për mediat në Prishtinë. ...
Na ndiqni në Twitter
Na ndiqni në Facebook
Verzioni për Mobil
© 2004-2013 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio