Dokumenti i zbatimit të marrëveshjes!

(Klan Kosova) Janë gjashtë elemente kryesore, që e përbëjnë planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në prill, mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Sipas një dokumenti që ka siguruar Klan Kosova, në këtë plan, shihet se zbatimi do të përbëhet nga këto elemente: Rregullimi i kornizave ligjore; Asociacioni/Bashkësia; Policia; Gjyqësori; zgjedhjet komunale si dhe Dispozitat e përgjithshme. Plani parasheh që deri në fund të muajit, të dyja palët të krijojnë një ekip drejtues për themelimin e Asociacioni-Komunitetit, nën kushtet e definuara nga Komisioni i Zbatimit. ...