Studentet.info
  
Albumet me: A / B / C / D / E / F / G / H / I / J / K / L / M / N / O / P / Q / R / S / T / U / V / W / X / Y / Z / 0-9
Gili - Ditën e hanë
Gili - Ditën e hanë
  • Momentalisht 4.78/5
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Vlersime: 4.8/5 (9 vota)
Shpërnda në Facebook Shpërnda në Twitter Shtoje në të preferuarat Dërgoja një miku në e-mail
  • Publikuar
    04-07-2010
  • Dëgjuar
    791 herë
  • Shkarkuar
    925 herë
  • Madhësia
    3.80 MB
  • Gjatësia
    04:09 min
  • Bitrate
    128 kbps CBR


Komente


Ndodhitë e fundit

  • Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma
    (Zëri i Amerikës) Një tornado me erëra 320 kilometra në orë vrau të paktën 51 persona dhe shkaktoi shkatërrime masive në shtetin amerikan qendror të Oklahomës, duke rrënuar dy shkolla dhe lagje të tëra. Zyra për Ekzaminime Mjekësore në Oklahoma tha se numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa punëtorë të shpëtimit shkojnë më thellë në zonat e goditura më rëndë. Cikloni rreth 1 kilometër e gjysme në gjerësi goditi të hënën pasdite rajonin Moore, në periferi të qytetit Oklahoma, duke plagosur dhjetra njerëz, dhe duke shkatërruar shumë ndërtesa banimi e biznesi. ...
  • FOTOGALERI: Oklahoma goditet nga një tornado e fuqishëme, të paktën 51 të vdekur
    Një tornado e fuqishëme me erëra deri në 320 kilometra në orë vrau të paktën 51 persona në periferi të Oklahoma City. Tornado shkaktoi shkatërrime masive duke rrafshuar lagje të tëra, përfshirë edhe spitalet dhe shkollat ...
  • Westerwelle: marrëveshja Kosovë-Serbi mund të quhet historike kur të zbatohet
    (DW) Shefi i diplomacisë gjermane, tha në Prishtinë se ai pret që nesër në Bruksel Kosova dhe Serbia do të dakordohen për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit. "Pas marrëveshjes së arritur, tani duhet të kalohet në hapat e zbatimit të saj në mënyrë që të tregohet pikërisht përpara mbledhjeve të rëndësishme të BE se si janë arritur hapa konkret në zbatimin e marrëveshjes e cila duhet të jetë e dukshme për të gjithë pjesëmarrësit." - tha Guido Westerwelle....
  • Jahjaga: Guri i Paqes - shenjë e miqësisë Japoni - Kosovë
    (REL) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar të hënën se “Guri i Paqes”, që në Kosovë është sjellur nga Hiroshima në Japoni, paraqet shenjë të miqësisë Kosovë – Japoni. Këto komente ajo i bëri me rastin e vendosjes së këtij guri në Prishtinë. Me këtë rast, zonja Jahjaga është takuar me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Shigeo Iwatani, dhe përfaqësuesin e Asociacionit “Guri për Paqe”, Michio Umemota. ...
  • Resurset e Trepçës - të Kosovës, jo të Serbisë
    (REL) Sipas Kushtetues së Kosovë dhe Pakos së Ahtisarit, Republika e Kosovës do t’i ketë në pronësi të vetë të gjitha ndërmarrjet në Republikën e Kosovës që janë ndërmarrje në pronësi publike. Por, pavarësisht kësaj që thuhet në Kushtetutën e Kosovës, Serbia vazhdimisht ka pretenduar në asetet e Kosovës. Së fundi, sipas mediave në Beograd, Ministria për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë ka nënshkruar një marrëveshje me konsorciumin amerikan “New Generation Power” për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në Kombinatin “Trepça”, në veri të Mitrovicës. ...
  • Arrestohet mjeku për marrje ryshfeti
    (RTK) Në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), policia ka arrestuar mjekun e repartit të kirurgjisë pediatrike S. S. i lindur me 1970, nën dyshimin e bazuar për “Marrje ryshfeti”. Sipas policisë, i njëjti dyshohet se një pacienti për intervenim kirurgjik në repartin e pediatrisë i kërkonte para të gatshme në vlerë prej 200 euro. Arrestimi është bërë me aplikimin e masave të fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit, “simulimit”, me ç’rast i dyshuari është zënë në flagrancë duke marr ryshfet në vlere prej 200 euro . ...
  • Kuçi: Kadri Veseli për kryeministër!
    (Zëri) Një ditë para takimit të radhës në Bruksel me palën serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të arrijnë pajtim për planin implementues të Marrëveshjes. Ai thotë se muajin tjetër do të shihen veprime të prekshme në fillimin e implementimit të marrëveshjes në veri. Gjatë një interviste për “Zërin”, bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Thaçi në Qeveri bën të ditur se verifikimin e pjesëtarëve të MUP-it dhe të ashtuquajturës “Civilna Zastita” në veri të Kosovës nuk do ta bëjë Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), por EULEX-i. ...
  • Me këta deputetë mund të bësh gjithçka
    (Express) Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi nuk sheh asnjë pengesë për të ndryshuar Kushtetutën e Kosovës për t’ia përshtatur marrëveshjes së arritur me Serbinë. Këtë konstatim, ai e bazon në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, të cilët pavarësisht se a janë në pozitë apo opozitë i mbështesin nismat e Qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe natën e 21 prillit kur 89 deputetë i dhanë votën pro 15 pikave të e marrëveshjes së arritur me Serbinë në Bruksel. ...
  • Nait Hasani i “bashkohet” Grupit Parlamentar të AAK-së
    (Lajm) Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani i’u është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kështu të paktën është parë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Hasani është parë i ulur në Grupin Parlamentar të AAK-së, duke biseduar e qeshur me kolegun e tij nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj. Kjo ka bërë që edhe deputetët nga partitë e tjera të fillojnë të bëjnë hajgare me uljen e deputetit, Hasani në vendet e rezervuara për Grupin Parlamentar të AAK-së. ...
  • Mirena jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit
    (Express) Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se zëvendësministri Ilir Mirena ka dhënë dorëheqje nga posti qeveritar. "Shkaqet e dorëzimit të postit të zëvendësministrit Mirena janë për arsye personale", thuhet në njoftimin e MMPH'së. Mirena ka marr postin e zëvendësministrit në maj të vitit 2011, pas formimit të kabinetit të ri qeveritar. Ditë më parë Mirena pati dhënë dorëheqje të premten nga pozita e Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Kastriot. ...
  • Thaçi, Limajt: Mund të jesh kryeministër!
    (Tribuna) Kanë filluar “selamet” mediale që të fortët e Partisë Demokratike të Kosovës t’ia dërgojnë njëri tjetrit në mënyrë direkte apo indirekte. Derisa ka përfunduar seanca e dytë për Limajt dhe të tjerët në rastin e MTPT'së, mbrojtja e të pandehurve kërkoi nga trupi gjykues që të hedhë poshtë aktakuzën e ngritur nga Prokurori i EULEX'it, me arsyetimin se ajo është e pabazë dhe nuk ka argumente të bollshme. Në përmbyllje të paraqitjes së tij, para trupit gjykues, Fatmir Limaj paralajmëroi se për të dëshmuar pafajësinë e tij, do të ftojë si dëshmitarë Kryeministrin Hashim Thaçi, ish- shefin e Zyrës Civile në Kosovë Piter Feith si dhe ish- Kryeprokurorin e EULEX'it, Johannes Van Vreesëijk si dhe disa zyrtarë të tjerë të misionit europian për sundim të ligjit në Kosovë. ...
  • Nikolliq: Serbia s’premton të pamundurën
    (REL) Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Westerwelle ka thënë se pret që Serbia, së shpejti, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën. Nikolliq ka thënë se Serbia është e përkushtuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe në përparimin e mëtejshëm drejt BE-së, por ka thënë se nuk do të mashtrojë partnerët evropianë, duke premtuar diçka që nuk mund të përmbushë. ...
  • Kosova i rikthehet hekurudhës
    (Koha) Funksionimi i infrastrukturës hekurudhore brenda territorit të Kosovës, është i domosdoshëm, thonë disa qytetarët të Kosovës. Sipas tyre, kjo do të shkarkonte komunikacionin rrugor me vetura dhe njëherësh do të mundësonte uljen e çmimeve të biletave të autobusëve. Zyrtarë të Hekurudhave të Kosovës, theksojnë se mundësitë buxhetore vetjake për investime, apo rehabilitim të infrastrukturës fizike, mungojnë, por megjithatë, sipas tyre, gjendja e infrastrukturës është e pranueshme dhe mirëmbahet sipas standardeve të kërkuara. ...
  • Pjetra kërkon 200 mijë euro për mbrojtjen e Dajtit. S'pranon gjykata
    (ABC News) Më në fund një avokat ka pranuar që të mbrojë Dritan Dajtin. Në seancën e sotme është paraqitur avokati Ndue Pjetra i cili kërkon 200 mijë Euro për mbrojtjen. Aokati Ndue Pjetra ka kërkuar 30 ditë kohë për t'u njohur me aktet e dosjes së të pandehurit Dritan Dajti. Dajti ka deklaruar se është dakort me performancën e avokatit Pjetra dhe kërkon që Prokurori Nezha deklaroi se avokati Ndue Pjetra po përpiqet të zvarrisë procesin për Dritan Dajtin. ...
  • Kreu i LSI, Ilir Meta nuk mohon ambicien për të qenë Kryeministër
    (ABC News) Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat, la të kuptohet se emri i kandidatit për kryeministër nuk është i paracaktuar. I pyetur nga gazetaret mbi ambicien e tij per postin e kryeministrit pas 23 qershorit, Ilir Meta nuk e mohon këtë mundësi. Pas fitores, marrëdhënia me Partine Socialiste do te bazohet ne rregullat e demokracisë, pohoi Meta. “Koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit ...
  • Rama: Aleanca jonë kompakte, kryeministri do zgjidhet sipas Kushtetutës
    (Ora News) Kreu i PS-së Edi Rama e ka cilësuar programin e PS-së si programin më të detajuar që ndonjë forcë politike ka hartuar gjatë këtryre 20 viteve demokraci. Në një prononcim për mediat para fillimit të ditës së dytë të konventës zgjedhore, Rama theksoi se pala tjetër s`ka program por kopjon programin e PS-së. “Sot është dita e dytë e konventës zgjedhore, që i kushtohet e gjitha programit, progrsmit më të detajuar që një forcë politike ka pasur në një ballafaqim zgjedhor ...
  • Berisha nga Koshovica: Meta do karrigen e kreut të PS-së ose timen
    (NOA) Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot rikonstruksionin e rrugës Llongo - Koshovicë. Duke i përshëndetur në greqisht banorët e pranishëm në takim, Efkalistopoli kryeministri tha se” vite më parë ishte përpjekur të mësonte greqisht, por nuk ia kishte dalë dot.” Kryeministri fajësoi dy krerët e së majtës se kanë mbajtur qëndrime jo dinjitoze ndaj minoritetit. “Jemi në zgjedhje. Të quajturit opozitarë, sepse vetëm opozitarë nuk janë, sepse zoti Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm, sepse ka qenë në Bashkinë e Tiranës  dhe Meta qëndroi për 4 vjet në qeveri ...
  • Shumë e bukur për të punuar, 33 vjeçarja pushohet nga puna
    (NOA) Bukuria zakonisht është një dhuratë, por për 33 vjeçaren Laura Fernee, nuk rezultoi kështu. Vajza e bukur e Notting Hill në Londër, u pushua nga puna si kërkuese shkencore, pasi pamja e saj fizike nuk e lejonte të punonte, sepse kolegët meshkuj nuk ia ndanin sytë, ndërsa koleget femra e urrenin....
  • Po 'trashet' Europa
    (DW) Europa po trashet gjithnjë e më shumë: 50% e Europianëve janë obezë. Ky është një problem i vështirë dhe i kushtueshëm që Komisoni Europian është duke luftuar. Prej disa dekadash problemi i obezitetit ka ardhur gjithnjë e në rritje në vendet e Bashkimit Europian. Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alarmin: obeziteti është kthyer në një epidemi. ...
  • Christy Walton, gruaja më e pasur në botë
    (Albinfo) Në mesin e 100 miliarderëve më të fuqishëm të këtij viti në botë figuron edhe e veja e themeluesit të zinxhirit më të madh të supermarketeve në SHBA, Christy Walton. Pasuria e Waltonit është vlerësuar 37.9 milionë dollarë dhe e ka trashëguar si e veja e John Walton, i biri i Sam Walton, themeluesit të "Walmart", rrjetit më të madh me pakicë në botë. ...
  • Mosha kur arrihet piku i lumturisë
    (NOA) Çastet e lumturisë nisin qysh në vitet e para të jetës, çelin sythe në rini e kulmojnë në një moshë të pjekur. Një ekip studiuesish britanikë theksoijnë se mosha kur kulmon piku i lumturisë është pas të 50-ve deri në moshën 55 vjeçare, ndërsa pjekuria fillon direkt pas të 40-ve. Studimi i kryer nga një fondacion për shëndetin dentar, tregoi se nerëzit pas moshës 50 vjeçare janë më të lumtur, qeshin më shumë dhe janë më harmonik, në raport me grupmoshat më të reja. ...
  • Shaqiri: Duam edhe dy trofe
    (Lajm) Reprezentuesi kosovar i Zvicrës me Bayernin ka fituar titullin e kampionit në Bundesligën gjermane, e që është trofeu i parë i ‘Shaqës’ me gjigantin gjerman. Mesfushori kosovar synon që të fitojë edhe dy trofe, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë. Bayern në fundjave luan finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund, e me pas do të ndeshet me Stuttgarin në finalen e Kupës së Gjermanisë. ...
  • BBC: "Identitet", e vetmja këngë e hajrit rock
    (Shekulli) Shqipëria nuk u kualifikua për në finalen e Eurovizionit këtë vit. Por nuk ishte e vetmja këngë që u skualifikua në gjysmëfinale. Me votat e anëtarëve të medieve u eliminuan edhe Izraeli, Maqedonia, Bullgaria, Lituani dhe Zvicra. Por në një shkrim të BBC që analizon festivalin evropian të këngës, thuhet se, “Greqia vazhdoi më tej me këngën e tyre “Alkooli është pa para”, e cila na provojë se, të gjithë i duan këngët me pije alkoolike. “Ndoshta njerëzit ishin të dehur kur votuan për ne”, tha këngëtarja Ilias Koza. ...
  • Lamtumirë mësues! Kurs gjuhësh të huaja përmes Skype
    (DW) Të mësosh një gjuhë të huaj me mësues privatë kushton shtrenjtë, por edhe të ndjekësh kurse është e vështirë për shkak të orareve. Glovico ofron mësim përmes Skype-it. Në Mynih është ora 5 mbasdite. Ulrike Trüstedt është ulur para kompjuterit të saj në kuzhinë dhe po shikon ekranin. Atje shfaqet Julio Gomez nga Karakasi ku është ora 10 e paradites. Ai është ulur në një tavolinë para kompjuterit dhe është duke punuar. Gomez i jep mësime spanjishteje Ulrikes dhe tema e ...
  • Bordi i Yahoo-s ka aprovuar marrëveshjen prej 1.1 miliardë dollarë për Tumblr
    (PCWorld Albanian) Wall Street Journal ka raportuar se marrëveshja për blerjen e Tumblr prej 1.1 miliardë dollarë është miratuar nga bordi i drejtorëve të Yahoo-së. Blerja e Tumblr ishte përfolur gjatë javës së kaluar, me një çmim që thuhej të ishte rreth 1 miliard dollarë, që duket të jetë e saktë nëse burimet e WSJ kanë të drejtë. Tumblr do të vazhdonte të ishte një biznes i ndarë dhe pronë e pavarur, thanë burimet e WSJ-së, dhe ne do të mund të shihnim një lajmërim zyrtar gjatë të hënës nga njëra ose të dy ndërmarrjet. ...
Na ndiqni në Twitter
Na ndiqni në Facebook
Verzioni për Mobil
© 2004-2013 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio