Studentet.info
  
Albumet me: A / B / C / D / E / F / G / H / I / J / K / L / M / N / O / P / Q / R / S / T / U / V / W / X / Y / Z / 0-9
Vëllezërit Mziu - Knaqu sot
Vëllezërit Mziu - Knaqu sot
  • Momentalisht 3.00/5
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Vlersime: 3.0/5 (1 votë)
Shpërnda në Facebook Shpërnda në Twitter Shtoje në të preferuarat Dërgoja një miku në e-mail
  • Publikuar
    02-08-2011
  • Dëgjuar
    164 herë
  • Shkarkuar
    143 herë
  • Madhësia
    2.68 MB
  • Gjatësia
    02:55 min
  • Bitrate
    128 kbps CBR


Komente


Ndodhitë e fundit

  • Sulm barbar në Londër
    (Top Channel) Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës në një rrugë të Londrës. Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën. ...
  • Pajtueshmëri parimore për zbatimin e marrëveshjes
    (REL) Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri parimore për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit. Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq kanë përmbyllur të mërkurën në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë, me qëllim të arritjes së dakordimit për planin e zbatimit. Nga zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit, është thënë se Thaçi dhe Daçiq "kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë". ....
  • Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind
    (Express) Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet në një sondazh të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Partia e dytë, me pesë për qind më pak vota (26 përqind), do të renditej Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje renditet si partia e tretë (20 përqind), me një diferencë prej njëmbëdhjetë për qind krahasuar me PDK'në, kurse gjashtë për qind më pak se LDK. ...
  • Serbia kërkon nga Kosova ndryshimin e 30 ligjeve për veriun
    (Koha) Serbia insiston që në vend të institucioneve të tashme serbe në Kosovë menjëherë të formohet bashkësia konstituive e komunave serbe. Siç mëson gazeta “Veçernje novosti” po ashtu kërkohet që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen. Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë. ...
  • Të mos pranohet krijimi i Asociacionit të komunave serbe, para zgjedhjeve
    (RTK) Qeveria e Kosovës nuk duhet që në asnjë mënyrë të pranoj krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe formimit të institucioneve legjitime në komunat e veriut të Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, njëri nga hartuesit e kushtetutës, profesor Arsim Bajrami. Sipas tij zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit nuk kërkon ndryshime kushtetuese. ...
  • Spiunët serbë s’mund të bëhen pjesë e AKI-së
    (Lajm) Asnjë qytetar i veriut të Kosovës, i cili ka qenë pjesë e agjenturave të Serbisë, nuk mund të bëhet pjesë e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI). Këtë qëndrim e kanë dhënë anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, duke e konsideruar si jo të logjikshëm transferimin e një pjesëtarit prej një shërbimi intelegjent në tjetrin. Zëvendëskryetari i parë i këtij Komisioni, Fadil Demaku ka kundërshtuar në mënyrë kategorike një gjë të tillë. ...
  • EULEX harron “Pronton”
    (Express) Nuk dihet nëse misioni i EULEX po vazhdon hetimet rreth zbulimit të atyre që publikuan para 6 muajsh disa përgjime telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Edhe pas kaq kohësh, ky mision është i rezervuar në dhënien e informacioneve për të ashtuquajturën afera “Pronto”. Ata preferojnë të mos e komentojnë fare këtë rast. Përgjimet u publikuan. I gjithë muhabeti privat midis zyrtarëve të lartë shtetërorw doli në publik. Por kurrë nuk u zbulua se kush qëndron prapa zbulimit të këtyre telefonatave private mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shefit të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku dhe disa zyrtarëve të tjerë të të njëjtës parti. ...
  • Haradinaj s’e njeh Naser Kelmendin
    (Tribuna) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon ta marrë Prishtinën me kandidatin e saj, Besnik Tahirin. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, gjatë një interviste për "Tribunën" ka thënë se fitorja në Prishtinë do të jetë befasia më e këndshme në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka folur edhe për emërimin e kandidatit për Drenas, Shaban Hasi, i cili ka pasur probleme me ligjin zviceran. Për më tepër, ka sqaruar edhe raportimet në media që e lidhin liderin e tyre me të shumëkërkuarin, Naser Kelmendi. Ramadani ka mohuar se Haradinaj është në listë të presidentit amerikan Barack Obama. Ka thënë se lideri i AAK-së asnjëherë nuk është takuar me Kelmendin, por ka pranuar se nuk mund ta dokumentojë këtë. ...
  • Ministri Baçeviç: Marrëveshja për Trepçën do të zbatohet
    (Express) Marrëveshja me kompaninë amerikane New Generation Power, për investimet në uzinën e minierave Trepça, do të zbatohet gjithsesi. Kështu ka deklaruar ministri për Planifikim Hapësinor dhe Miniera në Serbi - Milan Baçeviç. Para disa ditësh, Ambasada e Amerikës në Prishtinë, ka këshilluar investitorët amerikanë të kthehen në Qeverinë e Kosovës në lidhje me investimet në Trepçë, sepse ajo është përgjegjëse për të. ...
  • 200 milionë euro kosovarët i shpenzojnë në Shqipëri
    (Zëri) Pushuesit kosovarë për çdo vit vlerësohet se i shpenzojnë në bregdetin e Shqipërisë deri në 200 milionë euro. Kështu thonë ekspertët vendorë të turizmit, sipas të cilëve, gjatë muajve të verës pushimet në bregdetin shqiptar i kalojnë 700 mijë deri në 800 mijë veta dhe shumica prej tyre orientohen në bregdetin e Durrësit e më pak në Vlorë e Sarandë. ...
  • 1500 kosovarë marrin pasaportat gjermane
    (Albinfo) Në landin gjerman Baden Württemberg gjatë vitit të kaluar kanë marrë shtetësinë gjermane 16.400 të huaj nga 145 nacionalitete. Më së shumti pasaporta gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë marrë shtetasit turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë janë shtetasit kosovarë, gjithsej 1500 sish Me këtë numër, është shënuar rritje për të katërtin vit me radhë, ka njoftuar kryetarja e Entit të Statistikave të landit, Carmina Brenner në Stuttgart. Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i personave që kanë marrë pasaportat gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë qenë turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë për nga pajisja me shtetësinë e Gjermanisë janë shtetasit kosovarë, që janë gjithsej 1500 dhe pas tyre vinë grekët me rreth 1000, njofton agjencia gea.de ...
  • Një i vdekur në aksident trafiku
    (Kosova Sot) Një person ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prizren–Prishtinë, në një kthesë në Grykë të Carralevës. Sipas hetimeve të para të policisë, viktima që drejtonte automjetin e tipit “Pikap” ka humbur kontrollin ndaj automjetit që e drejtonte duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ndeshet ballë përballë me një kamion të tonazhit të rëndë që vinte nga krahu i kundërt. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i tij është nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmtimit të madh. ...
  • Krasniqi: Ngec reforma zgjedhore, ashtu duan partitë
    (Koha) Edhe pas shumë takimesh mes liderëve politikë, reforma zgjedhore ende nuk ka gjetur zgjidhje. Ajo mbetet e bllokuar mu për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe interesave të partive politike, citon KTV të ketë thënë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. E për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje Krasniqi ka thënë se është e nevojshme përfshirja e faktorit ndërkombëtar. ...
  • Prokurori kërkon që të dënohet “Grupi i Llapit”
    (RTK) Në seancën e sotme të “Grupit të Llapit”, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, prokurori i çështjes, Charles Harduej në fjalën përfundimtare, kërkoj që tre të akuzuarit të dënohen. Ai tha se Rrustem Mustafa, si komandant i Zonës së Llapit është përgjegjës i drejtpërdrejtë dhe po aq fajtor sa vartësit e tij që kanë kryer rrahjet dhe torturat në qendrën e paraburgimit në Llapashticë ndaj të ndaluarve civil, raporton RTK. ...
  • McDonald's mbyll dyert në Maqedoni
    (REL) “Të gjitha restorantet McDonald’s në Maqedoni janë mbyllur përkohësisht dhe do të hapen sërish sa më shpejt që është e mundur”, është prononcimi me shkrim i Kompanisë "SJ", e cila që nga viti 1997 e ka franshizën e McDonald’s-it në Maqedoni. Bëhet e ditur se si pasojë e rrethanave, të cilat janë jashtë kontrollit të kompanisë, prej saj është kërkuar më 14 maj ta ndërpresë punën e restoranteve të McDonald’s-it në territorin e Maqedonisë. ...
  • Maqedonia fsheh sulmet e urrejtjes
    (Jeta në Kosovë) Një studim i ri nga Komiteti maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se autoritetet po minimizojnë një rritje të krimeve të urrejtjes, të kryera kryesisht për arsye fetare ose etnike, në të cilat përfshihen maqedonasit etnikë dhe shqiptarët. Sulmet ndaj homoseksualëve dhe lesbikeve janë gjithashtu të zakonshme. Studimi përmend shembullin e një 13-vjeçari shqiptar i cili ishte therur me thikë pas refuzimit ...
  • Thaçi, hoxhallarëve: Do t’ju porosis nga një kryq
    (Zëri) Kryetari i Partish Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në stilin e tij të deritanishëm të qortimit të votuesve shqiptarë të Tetovës për humbjen në këtë qytet, ka akuzuar edhe hoxhallarët, për të cilët ka thënë se duhet t’iu vendoset nga një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqeve nëpër Maqedoni. Në televizionin “Koha”, Thaçi vetëm se ka ripërsëritur dhe verifikuar ata që më parë i kishte thënë në intervistën e tij të për gazetën maqedonase “Dnevnik”. ...
  • Familja shqiptare ofron 20.000 franga për të gjetur vrasësin
    (Albinfo) Të afërmit e kosovarit (baba i katër fëmijëve) të vrarë më 11 maj në kantonin e Fribourg-ut ofrojnë një shpërblim prej 20.000 frangash për këdo që do të ndihmojë ecjen përpara të hetimeve. Kjo është një qasje e pazakontë e ndërmarr nga familja e S.E., i cili u vra të shtunën, më 11 maj, kur ai po kthehej në shtëpi në Frasses (FR) me katër fëmijët e tij. Familja e të ndjerit ofron 20.000 franga për këdo që i siguron të dhëna policisë së Fribourg-ut për arrestimin e dy vrasëve. ...
  • AK: Mbi 40 mijë telefonata shantazh drejt aktivistëve tanë, publikohen përgjimet
    (Shqip) Aleanca Kuq e zi ka denoncuar në Prokurori gjashtë numra telefoni,me pretendimin se i përkasin disa eksponentëve të Partisë Socialiste dhe janë përdorur për tu bërë shantazh mijëra aktivistëve kuqezi. “Për më shumë se 10 ditë, 6 numra celulari të Partisë Socialiste si zyrë operatore e kreut të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahirit kanë joshur, kërcënuar dhe kanë tentuar të korruptojnë aktivistë dhe drejtues të Aleancës KuqeZi. Aleanca KuqeZi i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë tabulatët telefonike të këtyre numrave si më poshtë: 0674099612 , 0674099614 , 0696078077. Si dhe i vë në dispozicion disa regjistrime telefonike të bisedave që eksponentët socialistë ju kanë bërë drejtuesve kuqezinj. ...
  • Meta,Berishës:Karrigen merre me vete si Walesa - Do përballojmë shpenzimet për karrige tjetër
    (Panorama) Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka sqaruar edhe njëherë se edhe pas deklaratës së Nasip Nacos, se nuk ka asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithcka ecën në sintoni të plotë. Në një konferencë për shtyp, pas interesit të medias, Meta i është përgjigjur deklaratës së Berishës për karrigen e kryeministrit dhe asaj që Gjinushi ka thënë në intervistën e dhenë për Panorama, ku ka theksuar se më mirë Berisha se ai kryeministër. ...
  • Berisha: Projektet, epokë e re për Tiranën. Rama, qaraman, e bëri bashkinë sipërmarrjen e partisë
    (Panorama) Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar në mbledhjen e sotme të qeverisë se Tiranën e presin transformime të mëdha. Ai ka thënë se me tre projektet e reja, mes tyre edhe atë të Lumit të Lanës, fillon një epokë e re për Tiranën dhe qytetarët e meritojnë atë. Berisha ka akuzuar Ramën se bënte si qaraman, duke mashtruar qytetarët se qeveria nuk i jepte fonde. ...
  • Merkel - gruaja më me ndikim në botë
    (REL) Revista amerikane “Forbes”, për të tretin vit me radhë, ka vendosur kancelaren gjermane, Angela Merkel, në krye të listës së grave më me ndikim në botë. Ajo pasohet nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ndërsa në vendin e tretë qëndron Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates dhe udhëheqëse e fondacionit “Bill dhe Melinda Gates”. Lista vjetore e Forbes-it përfshin gratë me ndikim në politikën globale, biznese, media, teknologji dhe organizata jofitimprurëse, duke i radhitur në bazë të parave dhe pranisë në media. ...
  • Nga Prishtina në kombëtare
    (Lajm) Mbrojtësi Ilir Berisha është kosovari i radhës që është ftuar në Kombëtaren shqiptare. Ish-futbollisti i Prishtinës, i cili tashmë pjesë e klubit suedez, Orebro ka marr ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi për sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë. Babai i Ilir Berishës, Sylejmani ka konfirmuar për “Sport Pluse” ftesën që ka marr djali i tij nga De Biasi. “Iliri ka marrë ftesë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Ai është ftuar për ...
  • Will Smith: Dua që djali të ndjekë hapat e mi
    (Top Channel) Will Smith sapo ka përfunduar një tur ndërkombëtar promovimi për filmin e tij më të fundit me titull ‘After Earth’, ku aktori i famshëm ka interpretuar për herë të dytë në një projekt kinematografik së bashku me djalin e tij, 15-vjeçarin Jaden. Në një intervistë për revistën ‘Haute Living’, 44-vjeçari tregoi këtë eksperiencë: “Jam rritur me biznesin e familjes dhe të gjithë motrat e vëllezërit e mi kanë punuar në biznesin e familjes. Kjo është mënyra ime e vetme për të qenë prind dhe për këtë arsye dua që fëmijët e mi të bëhen si unë, të merren me spektakël.” ...
  • Tualeti më i shpejtë në botë
    (Top Channel) Të ngecësh në trafik dhe të kesh nevojë për të shkuar në tualet është një eksperiencë shumë e pakëndshme, por tashmë i është gjetur zgjidhja edhe këtij problemi. Një hidraulik anglez ka ndërtuar një makinë-tualet që ka një motorr 140 kubikësh dhe ku mund të çlirohesh pa ndaluar udhëtimin. 33-vjeçari Colin Furze shpjegon: “Është e vështirë të kryesh nevojat personale në ecje e sipër, sidomos kur arrin shpejtësinë ...
Na ndiqni në Twitter
Na ndiqni në Facebook
Verzioni për Mobil
© 2004-2013 Studentet.info™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio