Hani hudhra dhe shpëtoni prej pickimit të mushkonjave

(NOA) Mushkonjat, tmerri i verës, ato që nuk lënë të qetë askënd, të mëdhenj e të vegjël, që janë me pushime apo jo, duket se nuk gjendet asgjë për ti mbajtur larg. E nëse pavarësisht të gjithave, vazhdon të kërkosh diçka që të të shpëtojë 24 orë në 24, atëherë provo hudhrën. Funksionon si të ishte një ilaç i vërtetë kundër insekteve falë përbërësit kryesor të saj, alicilinën. Kjo substancë eliminohet edhe përmes djersës, duke i dhënë lëkurës një aromë dhe shije të hidhur që është e padëshirueshme për këto insekte të bezdishme. ...